LSDM: Nuk do të ketë amnisti për ngjarjet e 27 prillit, Mickoski proteston për shpëtimin e kriminalitetit të OBRM-PDUKM-së

Maqedonia

LSDM: Nuk do të ketë amnisti për ngjarjet e 27 prillit, Mickoski proteston për shpëtimin e kriminalitetit të OBRM-PDUKM-së

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 16:32
LSDM

Në kumtesën e lëshuar nga LSDM-ja thuhet se Hristijan Mickoski e valon flamurin e maqedonas dhe nën flamur e maqedonas Maqedonia marshon për shpëtim të kriminelëve dhe mbrojte nga kriminaliteti. Ata thonë se OBRM-PDUKM-ja sot kanë mbushur autobusët me qytetarë dhe i detyron të mbrojnë kriminalitetin e partisë opozitare.

“Përderisa qytetarët masovisht në mënyrë krenare dhe të dinjitetshme e festojnë suksesin e Maqedonisë, Hristijan Micskoski i OBRM-PDUKm-së vazhdojnë të mbrojnë kriminalitetin dhe të kërkojnë amnisti me çdo kusht”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Ata shtojnë se për Mickoskin dhe OBRM-PDUKMnë nuk janë të rëndësishme interesat e qytetarëve, por mbrojta nga kriminaliteti që e kanë bërë nga kryesia e partisë.

“Për Mickovskin dhe OBRM-PDUKM-në nuk janë të rëndësishme interesat e qytetarëve, as ardhmëria e Maqedonisë, i vetmi mision politik i është mbrojta nga kriminaliteti nga kryesia e partisë. Mickoski dhe OBRM-PDUKM-ja të harrojmë për amnistinë. Pastrim të plotë të kriminalitetit dhe dhunës nga 27 prilli është interes primar shtetëror. Secili që do të vërtetohet se e ka shkelur ligjin do të përgjigjet dhe për këtë nuk ka tregti e as marrëveshje”, reagojnë nga LSDM-ja.

Ata thonë se Maqedonia shkon përpara dhe nuk do të ndalet duke thënë se përpjekjet e Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së janë të kota për amnisti

“Maqedonia shkon përpara dhe nuk do të ndalet. Qytetarët thanë PO për identitetin e garantuar maqedonase, thonë PO për hyrje në BE dhe NATO, thonë PO për të ardhmen e Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat