Filipçe: Është zvogëluar vdekja e foshnjave të porsalindura

Maqedonia

Filipçe: Është zvogëluar vdekja e foshnjave të porsalindura

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 16:50
Venko Filipçe

Nga 26 deri në 17 përqind është zvogëluar vdekje të foshnjat e porsalindura në gjashtë muajt e para të këtij viti në raport me të njëjtën periudhë viti e kaluar. Maqedoni momentalisht ka rekord rajonal apo është e para sa i përket mbijetesës së foshnjave të lindur në javën e 23-të.

Në Klinikën e Gjinekologjisë dhe akusherisë, Ministri Venko Filipçe sot informoi se vjet ka pasur 821 vdekje të foshnjave të porsalindura, kurse këtë vit 57.

“Kjo është rezultat i investimeve të Qeverisë në inkubatorë për përkujdesje intensive, në ekipin e ekspertëve, në punësimin e 20 motrave medicina;e”, tha Venko Filipçe duke thënë se Ministria do të vazhdojë të investojnë në mjete të reja që do të shfrytëzohet për përkujdesje intensive në Gjinekologji.

Ai lajmëroi se do te ketë edhe një ekipit të ri të mjekëve dhe motrave medicinale në Sektorin për përkujdesje intensive, por edhe edukim të tyre në Klinikën gjinekologjike të Sofjes, në Bullgari.

Mjekja Elizabeta Petkovska tha se 80 deri në 85% nga foshnjat e vdekura janë kanë qenë me probleme të lindura: peshë tepër të vogël, më pak se 1.5 kilogram, ndërsa disa të tjerë kishin lindur me komplikime në mushkëri dhe mungesë zhvillimi e sistemit nervor. Duke krahasuar nivelin e vdekjeve këtë vit me vitin e kaluar, Petkovska tha se në 2017 kishte 336 lindje dhe 82 vdekje, ndërsa këtë vit, 321 lindje dhe 57 vdekje.

“Jo vetëm që u parandalua trendi i vdekjes së foshnjave, por kemi edhe ulje. Arritëm suksese edhe në uljen e vdekjeve të foshnjave të lindura në javën nga 29 deri në 36, ku ishte më e theksuar vdekja e të sapolindurve”, tha mjekja Alizabeta Petkovska, duke shtuar se aktualisht, në inkubatorë po trajtohen 42 foshnja të lindura para kohe”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat