OBRM-PDUKM me reagim ndaj deklaratës të Zaevit për mbrojtjen e traditës dhe kulturës maqedonase

Maqedonia

OBRM-PDUKM me reagim ndaj deklaratës të Zaevit për mbrojtjen e traditës dhe kulturës maqedonase

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 18:03
OBRM-PDUKM

Përmes një kumtese reagoi partia opozitare OBRM-PDUKM ndaj deklaratave të Zaevit duke thënë se nuk ka dyfytyrësi më të madhe kur flet Zaevi për mbrojtje të historisë, kulturës dhe traditës maqedonase.

“Zoran Zaevi ishte politikani i parë i cili plotësisht i pranoi vijat e kuqe dhe u pajtua me fshirjen e emrit të Republikës së Maqedonisë”, duke shtuar se po ai,  Zoran Zaevi është politikani i parë që u dorëzua nga maqedonasit në shtetet fqinje dhe politikani i cili u pajtua që historinë tonë ta shkruajnë Komisione të përziera. reagojnë nga OBRM-PDUKM-ja.

Ata i bëjnë thirrje Zoran Zaevit që të ndalojë me ndryshimet kushtetuese dhe ndryshimin e emrit.

“Nëse Zoran Zaevi është i sinqertë kur betohet për pasardhësit e tij dhe në fëmijët e tij, i bëjmë thirrje që të dorëzohet  në qëllimin e tij për fshirjen e Kushtetues dhe riemërimit të plotë të shtetit. Nëse Zaev pak është i interesuar për historinë maqedonase, traditën dhe kulturën, i bëjmë thirrje që të mos përkrahë marrëveshje të cilat të njëjtat e mohojnë dhe kërkojnë Komisione të ndryshme për të vërtetuar” thuhet në kumtesën e lëshuar të OBRM-PDUKM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat