Mickoski: Zgjedhje të parakohshme parlamentare, pastaj NATO dhe BE

Maqedonia

Mickoski: Zgjedhje të parakohshme parlamentare, pastaj NATO dhe BE

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 20:14
Hristijan Mickoski

Mesazhe të forta drejtoi partia opozitare OBRM-PDUKM-ja në marshin protestues në Kavadar. Në asnjërin moment nuk e përmendi referendumin, Hristijan Mickoski ta se qeveria e ka humbur ndërgjegjen dhe se po përpiqet të ndryshojë sistemin e vlerave me ndarje të njerëzve nat ata që janë për BE dhe NATO dhe me ata që janë kundër. Ai tha se Maqedonia do të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së kur do t’i kryqëzojë mbetjet e politikës së tranzicionit që po okupojnë kabinetet qeveritare. Ata duhet të kthehen shportën e politikës së turpshme, duke thënë se është e mundur që të ketë zgjedhje të reja parlamentare.

“Në NATO dhe BE nuk marrin tenderë familjarë dhe anëtarë të Qeverisë, atje nuk vozisin helikopterë ushtarak për darka dhe festa private, atje nuk do të shihni kriminelë të lirë apo Kryeministra të amnistuar, nuk do të shihni Kryetarë Komunash që kontrabandojnë qindra mijëra cigare, sepse atje nuk shkohet më këto njerëz dhe me vlerat që këto njerëz anash i shesin”, tha Mickoski.

Ai rikujtoi Kryeministrin Zaev në intervistën e dhënë në një televizion grek ku sipas tij në vend që ta thotë emrin e shtetit të vet, aj tha vetëm shkronjën “m”.

Kryetari i OBRM-PDUKM-së përsëriti se nuk janë marrë vesh për anëtarë në KSHZ për t’u siguruar amnisti. Kërkojmë, tha ai, vetëm kushte fer që ta deklasojmë qeverinë në zgjedhje e më pastaj do të festohet për ardhmërinë evropiane.

Pjesëmarrësit marshuan nëpër Kavadar duke shprehur revoltën e tyre për përpjekjen për t’u ndryshuar emri i shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat