Sot thuhen fjalët përfundimtare për lëndën “Trust”

Maqedonia

Sot thuhen fjalët përfundimtare për lëndën “Trust”

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 08:32
Foto ilustrim

Në seancën e sotme gjyqësore për lëndën e PSP-së “Trust”, në të cilën i akuzuar është afaristi Sead Koçan dhe dy persona tjerë fizik dhe tre juridik, do të thuhen fjalët përfundimtare.

Prokurorët publik kërkojnë konfiskim të pasurisë prej 17 milionë euro nga firmat “Transmet” dhe “Sileks Nemetali”, që sipas tyre është fituar në mënyrë joligjore.

Prokuroria në seancën e kaluar dha kërkesë alternative, nëse njëra nga firmat nuk ka pasuri dhe nuk mund të konfiskohet prej tyre, pasuria të merret nga themeluesi.

Gjithashtu, Prokuroria njoftoi se Safet Vasiq nuk është më i akuzuar për kryerje të veprës, por do të akuzohet si ndihmues, pasi kanë konfirmuar se ka kryer vetëm “vepra ndihmuese” dhe do të merr dënim më të vogël.

Pas seancës së sotme ku do të thuhen fjalët përfundimtare, në seancat e radhës pritet të shqiptohet aktgjykimi për lëndën “Trust”, ku të akuzuarit dyshohen se me dokumente të falsifikuara kanë kurdisur tender në kompaninë shtetërore “ELEM” në vlerë prej 17 milionë eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat