Buxheti i RTVM-së për vitin 2018 do të rritet për tre milionë euro

Maqedonia

Buxheti i RTVM-së për vitin 2018 do të rritet për tre milionë euro

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 14:44
RTVM

Komisioni për transport dhe lidhje sot ka pranuar propozimin për ribalancin e buxhetit për Radiotelevizionin e Maqedonisë (RTVM), me çka në llogarinë e shërbimit publik do të ketë plus tre milionë euro.

Për vitin 2018 për RTVM-në së pari ishin paraparë 700 milionë denarë, ndërsa me rritjen e sotshme buxheti i RTVM-së do të jetë 886.550.000 denarë.

Deputetët e shumicës parlamentare theksuan ribalanci i buxhetit bëhet mbi bazë të projektimit të mjeteve për këtë vit, duke shtuar se një pjesë e mjeteve janë dedikuar edhe për borxhet e vjetra të RTVM-së.

Përndryshe, ribalanci i buxhetit të RTVM-së duhet të votohet edhe në seancë plenare në Kuvend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat