Spasovski: Nuk e kam ndër mend të nis hetime përmes mediave

Maqedonia

Spasovski: Nuk e kam ndër mend të nis hetime përmes mediave

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 16:15
Oliver Spasovski

Nuk mendoj të bëj hetime nëpërmjet mediave, tha ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë, Oliver Spasovski në pyetjen e gazetarëve nëse MPB-ja ka njohuri dhe do të nisë hetim në lidhje me deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev se biznesmenë pro-rusë nga Greqia kanë paguar për dhunë para referendumit.

"Çfarëdo që të kemi dhe çfarëdo informacione të kemi sa i përket çështjeve të ndjeshme, as nuk mundemi, as nuk guxojmë, dhe as, nuk duhet ajo të udhëhiqet përmes mediave dhe si hetim të zbatojmë përmes mediave dhe në çfarë mënyre hetimin ta kryejmë përmes mediave. Duhet ta dini se në çdo moment, çfarëdo që të kemi për të kumtuar, që është në fazën e raportimit, atë do ta bëjmë", tha Spasovski.

I pyetur nëse MPB e ka zbuluar sulmuesin e tretë të Sazdovskit i cili u sulmua për vdekje dhe se a është gjetur vetura "mercedes" prej ku kanë dalë sulmuesit, ministri Spasovski theksoi se vetura dhe identiteti i dy sulmuesve është zbuluar po të njëjtën ditë.

"Për sulmuesin e tretë tanimë kemi njohuri konkrete dhe presim që së shpejti ajo të ndodhë", tha Spasovski dhe qartësoi se kur të kenë mundësi të kapin atë, do ta kapin dhe do njoftojnë për atë.

Në lidhje me akuzat e opozitës se qyteti nuk është i sigurt, Spasovski tha se faktet e flasin të kundërtën.

"Në lidhje me atë që thotë opozita absolutisht unë nuk mund të ndërtojë strategji se si duhet të funksionojmë. Faktet tregojnë se niveli i kriminalitetit dukshëm është ulur nga ajo kohë kur ata e udhëhiqnin shtetin. E dyta, aktivitetet zbuluese të policisë gjithashtu në mënyrë drastike janë rritur dhe zbardhja e veprave penale dhe kallëzimeve penale. Unë përpiqem që të kemi qasje strategjike ndaj rritjes të sigurisë edhe në Shkup edhe në Republikën e Maqedonisë", tha Spasovski i cili sot mori pjesë në tribunë kushtuar mbrojtjes dhe ruajtjes së pyjeve në Qendrën për trajnim në Idrizovë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat