Dimitrov: 70 deri në 80 për qind e qytetarëve mbështesin integrimet euroatlantike

Maqedonia

Dimitrov: 70 deri në 80 për qind e qytetarëve mbështesin integrimet euroatlantike

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 22:13
Nikolla Dimitrov

NATO, të mërkurën, e ftoi Republikën e Maqedonisë  për fillimin bisedime për anëtarësim. “Porta e NATO-s mbetet e hapur: Ne në pajtushmëri kemi ftuar qeverinë e Shkupi që të fillojë bisedimet për pranim”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Pak para këtij vendimi, gazeta “WELT” bëri një intervistë me Ministrin për Punë të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov.

Në pyetjen e bërë nga gazetari se sa është e rëndësishme viti 2019 si dhënia e datës për fillimin e bisedimeve me BE-në, Dimitrov u përgjigj se “Mbështetja publike për hyrjen në BE shkon nga 70 deri në 80 për qind. Për momentin jemi duke përjetuar një periudhë të tillë si në vitin 2004, kur morëm statusin e vendi kandidat. Duhej të prisnim shumë për shkak të kontestit për emrin. Ndërkohë, morëm nëntë rekomandime pozitive nga Brukseli. Tre të katërtat e aktiviteteve tona po zhvillohen me BE-në. E njëjta gjë si përqindja e investitorëve evropianë. Nuk ka plan tjetër për ne përtej integrimit evropian.

Dimitrov gjithashtu foli edhe për referendumin ku tha se ne duhet të jemi të kujdesshëm,vendimi për emrin duhet të jetë vendimi jonë.

“Ne do të jemi të kujdesshëm. Pyetja për emrin duhet të jetë e jona dhe vetëm vendimi ynë. Neve askush nuk na detyron integrimin perëndimor. 70 deri në 80 për qind e qytetarëve tanë e mbështesin, gjithashtu edhe anëtarësimi në NATO. Ne duhet të dorëzojmë tani. Në afat të gjatë, anëtarësimi ynë është i mirë për stabilitetin e Ballkanit. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat