Ivan Savvidis mohon ndërhyrjen në protestat në Maqedoni, paralajmëron padi penale - Bota Sot
Ivan Savvidis mohon ndërhyrjen në protestat në Maqedoni, paralajmëron padi penale

Maqedonia

E martë, 23 tetor 2018

Ivan Savvidis mohon ndërhyrjen në protestat në Maqedoni, paralajmëron padi penale

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 09:06
Ivan Savvidis

Përmes një njoftimi grupi i kompanive afariste të Ivan Savvidis, ka demantuar shkrimet në media dhe ka hedhur poshtë ndërhyrjen në protestat në Maqedoni, duke njoftuar edhe padi për autorët dhe mediat që kanë publikuar tekst në të cilin është përmendur emri i tij.

Njoftimin nga grupacioni e ka publikuar gazeta greke “ANA-MPA”, me komentim se ka të bëjë me tekstin e publikuar në “BuzzFeed”, ku kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, tha se ka pasur biznesmenë grek pro rus, të cilët kanë financuar protesta të dhunshme para Kuvendit të Maqedonisë, me qëllim që sipas tij, të pengohet anëtarësimi i vendit në NATO dhe BE.

“E bëjmë të qartë që biznesmeni Ivan Savvidis nuk ka asnjë lidhje me tekstin që është publikuar, i cili është i pavërtetë dhe shpifës. Në orët në vijim duke shfrytëzuar të gjitha të drejtat tona ligjore, do të ngrisim padi kundër mediumit si dhe autorëve të këtij publikmi”, thuhet në njoftimin e grupacionit të kompanive të Ivan Savvidis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test