Anulohet debati për ndryshimet e ligjit për akademinë për gjyqtar dhe prokurorët publik

Maqedonia

Anulohet debati për ndryshimet e ligjit për akademinë për gjyqtar dhe prokurorët publik

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 12:49
Kuvendi

Seanca e komisionit kuvendor për sisteme politike dhe marrëdhënie ndëretnike në të cilën sot duheshe të rishikohet Projekt-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Akademinë për gjyqtar dhe prokurorët publik, është anuluar me kërkesën e anëtarëve, deputetë nga OBRM-PDUKM për shkak se ligji ka qenë i dërguar mbrëmë, dhe nuk kanë pasur kohë që ta shqyrtojnë.

Deputetët Zoran Ilioski ka reaguar se në këtë mënyrë shkelet neni 140 nga Rregullorja për punë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në pajtim siç tha ai, është dashur të rishikohet nga komisioni tre ditë para se të gjenden në seancën plenare, me çka nuk është kështu me këtë propozim ligj.

“Gjithashtu. Propozim-ligji tek ne është dërguar mbrëmë dhe nuk kemi pasur kohë që të përgatitemi”, tha Ilioski.

Kryetari i Komisionit Aleksandar Kiracovski e ka anuluar seancën duk theksuar se vërejtjet dhe argumentet e Iliovskit janë të qëndrueshme.

Qëllimi i vendimit të propozimit të ligjit, me të cilën duheshe të debatohej në Komision, është përmirësimi i rregullatorës në pajtim me mangësitë e identifikuara në zbatimin e ligjit dhe heqjen e pengesave në zbatimin e ligjit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat