“Ndërhyrje ruse” në marrëveshjen Greqi-Maqedoni?!

Maqedonia

“Ndërhyrje ruse” në marrëveshjen Greqi-Maqedoni?!

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 13:02
Ilustrim

Biznesmenë nga Greqia të afërt me Rusinë pretendohet të kenë shpërndarë para në Maqedoni për të nxitur protesta në këtë vend me qëllim bllokimin e marrëveshjes për emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë.

Në një deklaratë të Projektit të Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP) thuhet se biznesmeni grek me origjinë ruse Ivan Savvidis, Presidenti i klubit të PAOK, ka paguar me të paktën 300 mijë euro disa subjekte, përfshirë edhe grupe tifozësh në Maqedoni, raporton agjencia turke e lajmeve, Anadolu Agency.

Më tej theksohet se paratë u janë shpërndarë edhe politikanëve nga parti të ndryshme, organizatave nacionaliste radikale dhe një grupi tifozësh të klubit sportiv Vardar.

Presidenti i PAOK, Savvidis, i ka cilësuar tërësisht të pavërteta dhe shpifje këto pretendime, duke theksuar se do të padiste edhe Buzzfeed, media e cila publikoi lajmin.

Marrëveshja e arritur për zgjidhjen e çështjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë ka vendosur që emri i ri të jetë në “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Me këtë hap, Maqedonisë i hapet rruga drejt anëtarësimit në BE dhe NATO

Por kjo marrëveshje kundërshtohet nga disa grupe si në Maqedoni, po ashtu edhe në Greqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat