Osmani: Kemi një vit kohë që të tregojmë se e meritojmë anëtarësimin

Maqedonia

Osmani: Kemi një vit kohë që të tregojmë se e meritojmë anëtarësimin

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 14:34
Bujar Osmani

Në këtë kohë vendimet merren një “V” të madhe. Për Maqedoninë BE dhe NATO integrimet janë pika me të cilën lidhet vendi dhe para neve kemi një vit që të tregojmë se e meritojmë anëtarësimin, thekson zv. kryeministri dhe negociatori kryesor me BE-në, Bujar Osmani në seancën e sotme të Këshillit Kombëtar për eurointegrime.

“Kjo është koha kurm merren vendimet me “V” të madhe. Bëhet fjalë për vendime historike, strategjike, shtetërore të cilat secili prej neve duhet ti marr me bindje të vetë jo vetëm për ne por edhe për gjeneratat e ardhshme. Nga ne varet se a do të ketë përmirësim ose do të kthehemi prapa. Kjo është një mundësi që vjen vetëm njëherë dhe nuk mundemi ta lëshojmë. Nuk kemi kohë më shumë për të humbur”, tha Osmani.

Ai gjithashtu tha se kjo nuk është sukses i vetëm kësaj qeverie, por edhe i së kaluarës dhe shtoi se vendi shkon përpara, sepse vendimet tona janë të duhura. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat