Janë miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, zgjidhja e KSHZ-së do të zhbllokohet

Maqedonia

Janë miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, zgjidhja e KSHZ-së do të zhbllokohet

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 18:38
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot me 62 vota “për”, asnjë “kundër” dhe të përmbajtur, e miratoi Ligjin për ndryshime dhe plotësime të Kodit Zgjedhor.

Me ndryshimet e ligjit parashihet votimi për kryetar, nënkryetar dhe anëtarë të KSHZ-së të zgjidhen më shumicën e thjeshtë (61 vota), në vend të dy të tretave apo 81 deputetë.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, thotë se partitë në Kuvend janë marr vesh dhe kanë propozuar Lig për ndryshim të Kodit Zgjedhor për debllokimin e procesit të zgjedhjes së KSHZ-së, pa të cilën nuk mund të funksionojë asnjë institucion.

“Qeveria nuk do të lejoj që opozita t’i bëj qytetarët peng të interesave partiake”, deklaroi sot në konferencë për shtyp zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Sipas deputetes Frosina Remenski, shumë serioze është sfida për të ardhmen e qytetarëve dhe shtetit, që formimi i KSHZ-së të jetë lëndë për tregti për ikje nga përgjegjësia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat