Për gjashtë muaj 5 viktima në komunikacion në rajonin e Pollogut

Maqedonia

Për gjashtë muaj 5 viktima në komunikacion në rajonin e Pollogut

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 09:27
Ilustrim

Gjatë gjashtë muajve të kaluar, në rajonin e Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, gjithsej janë të regjistruara 517 aksidente trafiku, edhe atë në Tetovë 397 dhe në Gostivar 120, ose dhjetë për qind më shumë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në këto aksidente, 5 persona kanë humbur jetën, në Tetovë 4 dhe në Gostivar 1, ndërsa 467 persona kanë përfunduar me lëndime trupore, edhe atë në Tetovë 393 dhe në Gostivar 74, derisa dëmi i përgjithshëm material, llogaritet të jetë mbi 23 milion e 600 mijë denarë, në Tetovë mbi 17 milion e 800 mijë denarë ndërsa në Gostivar mbi 5 milion e 700 mijë denarë.

Shkaktarë numër një për këto aksidente në rajonin e Tetovës dhe të Gostivarit është “Shpejtësia e papërshtatshme sipas kushteve në rrugë”, ndryshe quajtur vozitje e shpejtë, edhe atë 155 aksidente, në Tetovë 113 dhe në Gostivar 42, më pas “Mosrespektimi i përparësisë së kalimit” 65 aksidente, në Tetovë 54 në Gostivar 16.

Aksidentet e trafikut, me persona të lënduar gjatë kësaj periudhe, kanë përfunduar me 143 padi penale, edhe atë 111 në Tetovë dhe 32 në Gostivar, të cilat kanë pasuar kundër 147 pjesëmarrësve në aksidente, 114 në Tetovë dhe 33 në Gostivar, më së shumti për kryerje të veprës penale “rrezikim i sigurisë në komunikacion” si dhe për “mosëdhënie të ndihmës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat