Komiteti i Helsinkit fillon fushatë për të drejtat e grave në Maqedoni

Maqedonia

Komiteti i Helsinkit fillon fushatë për të drejtat e grave në Maqedoni

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 10:41
Ilustrim

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Maqedoni në kuadër të projektit “Gratë kanë të drejta” ka filluar fushatën “A e ke ditur se?”, përmes së cilës ka për qëllim të informojë gratë dhe vajzat për të drejtat e tyre.

Komiteti i Helsinkit në kuadër të kësaj fushate ka filluar me postime në llogarinë zyrtare në Facebook, ku informon gratë për të drejtat e tyre gjatë punësimit, intervistave të punës, pagave etj.

“A e ke ditur se ke të drejtë për pagë të barabartë me meshkujt, për vendin e njëjtë të punës?, A e ke ditur se në intervistë për punë, punëdhënësi nuk ka të drejtë të pyes a je e martuar dhe a planifikon të kesh fëmijë?”, janë dy nga çështjet për të cilat Komiteti i Helsinkit ka tentuar të informojë gratë në Maqedoni.

Përndryshe, kjo fushatë e KH-së është pjesë e programit rajonal “Zbatim i normave, ndryshim i qëndrimeve”, që financohet nga Bashkimi Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat