Distributori i naftës “Pucko Petrol” nga Pllasnica, që udhëhiqet nga kryetari i komunës i BDI-së, kompania ndërtimore “Bauer BG” janë kompanitë kryesore që kanë përfituar tenderë të majmë nga komunat. Kjo bëhet e ditur përmes të dhënave të publikuara nga Qendra për Komunikim me Qytetarët, informon INA.
Në vend të parë është “Pucko Petrol” e cila ka 29 kontrata për shitjen e derivateve të naftës me një vlerë prej 3 milionë euro. Këto tenderë janë shpallur nga komunat. Vitin e kaluar kjo kompani kishte fituar tenderë me vlerë prej 1.5 milionë euro, ndërsa tani ka dyfishuar vlerën.
Në vend të dytë është “Bauer BG”, e cila gjatë 2016 ishte e para.