SPG: Dënojmë arrogancën ndaj fotoreporterëve në takimin e liderëve

Maqedonia

SPG: Dënojmë arrogancën ndaj fotoreporterëve në takimin e liderëve

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 10:09
SPG

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve Medial (SPGPM) në Maqedoni kërkon nga qeveria që urgjentisht të zbardh incidentin, në të cilin tre fotoreporterëve mbrëmë ju ndalua që të marrin pamje nga takimi i liderëve partiak në Klubin e Deputetëve.

“Nëse 11 vite kemi luftuar kundër shkeljes së bashkësive të gazetarëve, në kushtet kur siç dëshiron të thotë qeveria e tanishme “regjim”, atëherë në këtë “demokraci” do të jemi edhe më të zëshëm në luftën për dinjitetin e çdo përfaqësuesi të këtij profesioni”, thonë nga SPGPM.

Ata shtojnë se në të kaluarën shumë padrejtësi, presione dhe maltretime janë bërë në emër të “Kushtetutës, ligjeve dhe procedurave”.

“Rikujtojmë se ne nuk jemi ata që çdo herë të parët dëgjojmë sinjalet e praktikave demokratike, por siç kemi dëshmuar deri tani, nuk kemi heshtur në të kaluarën, nuk do të heshtim edhe tani”, thuhet në njoftimin e SPGPM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat