Karakamisheva: Asnjë politikan nuk guxon të tradhtojë popullin e vet

Maqedonia

Karakamisheva: Asnjë politikan nuk guxon të tradhtojë popullin e vet

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 22:29
Tanja Karakamisheva

Pas mbarimit të takimit jo të suksesshëm në takimin e liderëve, profesoresha Tanja Karakamisheva, e cila ishte bashkërisht me Hristijan Micskoskin si përfaqësuese e OBRM-PDUKM-së, sot në rrjetin social Facebook ka shkruar se asnjë politikan nuk guxon ta mendojë tradhtinë ndaj atdheut të vet.

“Në politikë njeriu mund të ketë shumë opsione, shumë rrugë të hapura, shumë hapa që mund apo nuk mund t’i bëj, shumë punë për të cilat vlen apo nuk vlen të mendohet! Në politikë të gjitha opsionet, të gjitha hapat e ndërmarra apo jo të ndërmarra, të gjithë rrugë mund apo nuk mund të jenë të arsyetueshme dhe të kuptueshme nga të tjerët! Por, në politikë ka vetëm një opsion, ka vetëm një punë dhe vetëm një të përhershme të cilën asnjë njeri i arsyeshëm nuk guxon ta bëj as edhe në ëndërr – ai është opsioni, hapi, rruga që të çon drejt tradhtisë të vendit tënd dhe të popullit tënd!”, shkruan Karakamisheva.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat