“Frontex” në kufirin shqiptar, marrëveshje me Maqedoninë

Maqedonia

“Frontex” në kufirin shqiptar, marrëveshje me Maqedoninë

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 09:16
Ilustrim

Komisioni Europian, duke parë rritjen e emigrantëve në rrugën përgjatë Ballkanit Perëndimor, ka lidhur një marrëdhënie me një shtet tjetër të Ballkanit, Maqedoninë. Komisioneri Europian Dimitris Avramopulos dhe Oliver Spasovski, Ministri i Brendshëm i ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, kanë nënshkruar një marrëveshje statusore që do të lejojë ekipet nga Agjencia e Gardës Kufitare dhe Rojeve Bregdetare të vendosen në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Pasi të jetë në fuqi, marrëveshja do t’i lejojë Agjencisë të kryejë operacione të përbashkëta, me dhe brenda ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, veçanërisht në raste të sfidave të papritura migratore.

Komisioneri për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopulos, tha: “Unë do të doja të përgëzoj ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë për këtë hap të rëndësishëm, operacional përpara në bashkëpunimin tonë në terren. Kjo marrëveshje do të lejojë Agjencinë Kufitare dhe Rojet Bregdetare Europiane, të ushtrojnë potencialin e saj, duke reaguar me shpejtësi ndaj sfidave migratore dhe duke mbrojtur kufijtë tanë të përbashkët. Marrëveshja e sotme është e dyta që kemi nënshkruar tani dhe shpresoj që negociatat e vazhdueshme me partnerët e tjerë të Ballkanit Perëndimor të finalizohen shpejt”.

Komisioni është zotuar për forcimin e mëtejshëm të rolit të Agjencisë së Gardës Kufitare dhe Rojeve Bregdetare në mbrojtjen e kufijve të BE-së, duke përfshirë bashkëpunimin më të ngushtë me fqinjët e Bashkimit Europian. Marrëveshjet e statusit, si ajo e nënshkruar me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, do të përforcojnë aftësinë e Agjencisë për të vepruar në zonën e afërt të BE-së, duke ndihmuar në menaxhimin më të mirë të migracionit të parregullt dhe rritjen e mëtejshme të sigurisë, në kufijtë e jashtëm të BE-së. Bashkëpunimi më i ngushtë ndërmjet Agjencisë dhe partnerëve të Ballkanit Perëndimor, është gjithashtu një element thelbësor i strategjisë së Komisionit, për “Një perspektivë të besueshme të zgjerimit dhe angazhimit më të madh të BE-së me Ballkanin Perëndimor”, i cili thekson të ardhmen europiane të Ballkanit Perëndimor dhe bën thirrje për zgjerimin strategjik dhe operacional bashkëpunimi për migracionin dhe menaxhimin e kufijve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat