LSDM: OBRM-PDUKM-ja nuk mund të largohet nga ndarjet dhe izolimi

Maqedonia

LSDM: OBRM-PDUKM-ja nuk mund të largohet nga ndarjet dhe izolimi

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 11:42
Foto ilustrim

Partia maqedonase në pushtet LSDM, ka reaguar ndaj akuzave të OBRM-PDUKM-së në lidhje me pyetjen për referendumin dhe marrëveshjen me Greqinë. Nga LSDM thonë se marrëveshja mes Shkupit dhe Athinës vendin e çon vetëm përpara.

“Marrëveshja e arritur për kontestin me Greqinë e garanton identitetin maqedonas, gjuhën maqedonase dhe veçantinë maqedonase. Marrëveshja siguron të ardhmen e shtetit, si pjesë e BE-së dhe NATO-s. Këto çështje janë të lidhura mes vete. Nëse nuk do të ishte ashtu, atëherë pres OBRM-PDUKM-ja me vite ka negociuar për të zgjidhur kontestin 25-vjeçar?”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se OBRM-PDUKM nuk mund të lërë anash ndarjet, izolimet dhe konfliktet.

“Maqedonia po shkon përpara dhe nuk do të ndalet nga kriminelët e OBRM-PDUKM-së. Qytetarët në referendum do të thonë “po” për hyrje në BE dhe NATO”, përfundojnë nga LSDM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat