Policia ka evituar një konflikt verbal në mes Përmbaruesve dhe disa personave - Bota Sot
Policia ka evituar një konflikt verbal në mes Përmbaruesve dhe disa personave

Maqedonia

E mërkurë, 24 tetor 2018

Policia ka evituar një konflikt verbal në mes Përmbaruesve dhe disa personave

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 21:50
Ilustrim

Përmbaruesit dhe avokatët u fyen gjatë përpjekjes për të kryer kontroll në një kafe në Resnjë, njoftojnë nga Ministria e Brendshme.

Sipas informatave nga policia, dje në orën 09:00, pas një kërkese me shkrim më herët në stacionin e policisë të Resnjës për ndihmë nga përmbaruesi nga Manastiri, iu është dhënë ndihma për objektin e përmbarimit (bar kafe) e cila gjendet në sheshin e qytetit në Resnjë. Përderisa kishin filluar shkatërrimin e ndërtesës nga një grup i madh personash, të njëjtit janë penguar që ta kryenin veprën, pas së cilës është kërkuar mbrojtje më të madhe policore dhe të njëjtit kanë formuar një kordon mbrojtës. Nga ana e personave të pranishëm janë hedhur kërcënime drejt përmbaruesve, avokatëve dhe të tjerëve dhe në një moment edhe një gruaje nga Resnja, një i afërme i debitorëve, ku është sëmurë me çka është dashur ndërhyrja e ekipit nga institucionet të shëndetit publik në Resnjë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test