Akuzë penale për katër personat në aksidentin ku humbën jetë dy emigrantë ilegal në rrugën Radovish-Shtip

Maqedonia

Akuzë penale për katër personat në aksidentin ku humbën jetë dy emigrantë ilegal në rrugën Radovish-Shtip

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 12:57
Ilustrim

Policia dorëzoi akuzë penale për katër persona, Q.N (31), Xh.N (33), M.N(21) të tre nga Shkupi dhe P.P (39) nga Gjevgjelia, për”organizim të grupit dhe nxitje të veprës tregti me njerëz, tregti me fëmijë kontrabandim me emigrantë” dhe “kontrabandim me emigrantë” për rastin ku në aksidentin e ndodhur në rrugën Radovish – Ship ku humbën jetë dy persona, kurse 12 emigrantë ilegal ishin të lënduar.

Siç informojnë nga MPB-ja, me qëllim të përvetësimit të shrytëzimit të pronës, të akuzuarit kanë organizuar grup kriminal për kontrabandim të emigrantëve ilegalë dhe më pastaj ilegalisht janë marr nga Republika e Greqisë në Republikës e Maqedonisë, ku janë marr nga ana e anëtarëve të grupit kriminal e udhëhequr nga Q.N, dhe më pastaj emigrantët i kanë dërguar në rajonin e Kumanovës, ku përkohësisht i kanë strehuar dhe i kanë dërguar kah Serbia dhe vendet e BE-së.

Sipas vërtetimeve të dokumentuara, më 22 qershor të akuzuarit K.N de M.N, pas marrëveshjes së kaluar me XH.N nga person juridik nga Shkupi kanë blerë automjet “Iveco” me tabela të Shkupit në emër të të akuzuarit të tretë, dhe më pastaj automjeti me marrëveshje shit-blerjeje e kanë shkruar në emrin e P.P, me qëllim të fshehjes së gjurmëve të pronësisë së automjetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas kalimit të grupit nga 23 emigrantë përmes “shenjës së gjelbër” nga Greqia në Maqedonië, më 25 qershor në pajtim me marrëveshjen e kaluar të anëtareve të grupit kriminal, P.P me automjetin “iveco” nga fshati Bogorodicë, përmes Valladnvoës është drejtuar në lokacion e caktuar në afërsi të fshatit Kostrurino, e Strumicës, ku kanë qenë emigrantët. P.P i ka pranuar emigrantët që kanë qenë nga Bangladeshi dhe Shri Lanka, i ka vendosur në pjesën e padukshme të automjetit dhe është drejtuar drejt Shtipit më qëllim që t’i dërgojë në rajonin e Kumanovës.

Gjatë transportit për shkak të kushteve të rrugës, P.P ka humbur kontrollin e automjetit dhe me shpejtësi të madhe ka goditur mbrojtjen prej metali të rrugës. Për shkak të fuqisë së goditjes në vend kanë humbur jetën 2 emigrantë nga 23 emigrantë ilegal të cilët i ka transportuar, derisa 12 kanë qenë të lënduar rëdë. Pas aksidentit, P.P ka arritur të arratiset nga vendi i ngjarjes.

Pas masave të ndërmarra dhe aktiviteteve në bazë të urdhërave të veprimeve hetuese, janë kryer kontroll në tre lokacione nga ku 2 kanë qenë në Shkup dhe një në Gjevgjeli. Personat P.P dhe XH.N janë arrestuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat