Fraksioni Demokratik i OBRM-PDUKM-së: Kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme e Hristijan Micskoskit

Maqedonia

Fraksioni Demokratik i OBRM-PDUKM-së: Kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme e Hristijan Micskoskit

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 14:06
Franskioni Demokratik i bën thirrje Mickoskit për dorëheqje

Nëpërmjet një kumtese, Franskioni Demokratik i bën thirrje Mickoskit për dorëheqje të menjëhershme për shkak po udhëhiqet procedurë gjyqësore në kohën kur ka drejtuar ELEM-in.

“Fraksioni i OBRM-PDUKM-së i bën thirrje liderit të vendosur Mickoskit që menjëherë të jep dorëheqje nga funksioni Kryetari i Partisë. Këtë e kërkojmë për shkak se kundër atij po udhëhiqet procedurë gjyqësore në kohën kur drejtonte ELEM-in’, thuhet në kumtesën e Fraksion Demokratik të OBRM-PDUKM-së.

Ata shtojnë se si demokrat e respektojnë parimin se prezumimit të pafajësisë, por si parti e cila qëndron t’i mbrojë principet dhe vlerat demokratike, konsiderojnë se kjo procedurë gjyqësore mund ta dëmtojë partinë në funksiononim dhe veprimin e ardhshëm.

“Motiv shtesë për dorëheqjeje është rrezikshmëria nga nga shantazhi të liderit që t’i pranojë kërkesat e LSDM-së në shkëmbim të dënimit më të lehtë apo ndalimin e procedurës së filluar, që do të ishte në dëm të shtetit dhe qytetarëve. Në të njëjtën kohë fraksion jemi të shqetësuar nga mundësia që përmes kërkesave për ndryshime në Kodin Penal, partia për të satën herë do të vendoset në mbrojtjen e kriminalitetit e bërë nga ana e disa personave. Lider që është OBRM-PDUKM dhe i cili mendon mirë për shtetin, qytetarët dhe partinë jep dorëheqje dhe nuk do të lejoj që partia dhe anëtarësia të mbesin peng për realizmin e disa interesave të huaja dhe qëllime. Për Fraksionin Demokratik të OBRM-PDUKM-së dorëheqja e liderit apo cili pozicion shtetëror apo partiak në rast të hetimeve gjyqësore është mundësi e mirë që të tregojë pafajësinë e më pastaj të merret me partinë. Ne afat më të shkurt të mundur Hristijan Micskoski nuk jep dorëheqje nga Kryetari i partisë, për shkak të mbrojtjes së partisë dhe shtetit, Fraksioni do të jetë i detyruar të filloj me mbledhjen e nënshkrimeve nga anëtarësia për mbajtjen e Kongresit të jashtëzakonshëm ku do të zgjidhet kryetar i ri pa asnjë hipotekë. Lider i cili nuk do të jetë peng i dikujt dhe me dinjitet do t’i mbrojë interesat kombëtare dhe partiake”, thuhet në kumtesën e Fraksionit Demokratik të OBRM-PDUKM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat