OBRM-PDUKM-ja kërkoi dorëheqjen e Angjushevit dhe Despotovskit

Maqedonia

OBRM-PDUKM-ja kërkoi dorëheqjen e Angjushevit dhe Despotovskit

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 19:07
Arsovski

OBRM-PDUKM-ja sot kërkoi dorëheqjen nga zëvendës Kryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev dhe nga drejtori i Fondit për Inovacione, Jovan Despotovski në lidhje me lidhje me grandin e caktuar nga Fondi në lartësi prej 160.000 eurove “Cast Invest”

Zëdhënësi i partisë akuzoi LSDM-në për tenderë dhe donacione jo ligjore, në kohën të cilën si tha ai, i gjithë publiku është fokusuar në çështjen e emrit të Republikës së Maqedonisë, referendumit dhe marrëveshjen me Greqinë.

“Para një jave, zëvendës Kryeministri Koço Angjushev doli në foltore dhe tha se “ka qenë kënaqësi dhe lumturi e madhe” që Fondi për Inovacione ka caktuar 10.5 milionë euro! Si mund të mos jetë kur firma që e posedon figuron se ka marr 160.000 euro”, thotë Arsovski.

Ai citoi Ligjin për ndalimin e konfliktit të interesit dhe Kodin penale, duke theksuar se është qartë dhe në mënyrë precise e parashikuar dënim me burg për të gjithë që e shkelin Ligjin për konfliktin e interesave.

Arsovski i bëri thirrje Prokurorisë të nis procedurë kundër Angjushevit dhe Despotovskit në lidhje me grantin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat