Osmani dhe Duraku nga Dibra filluan “evropeizimin” e Maqedonisë

Maqedonia

Osmani dhe Duraku nga Dibra filluan “evropeizimin” e Maqedonisë

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 10:26
Zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane, Bujar Osmani së bashku me Ministrin e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraku

Zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane, Bujar Osmani së bashku me Ministrin e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraku vizituan dje Komunën e Dibrës, njofton Portalb.

Ata realizuan takim me kryetarin e Komunës së Dibrës Ruzhdi Lata me të cilin diskutuan për projektet të cilat janë realizuar si dhe u këmbyen mendime rreth mundësisë për realizimin e projekteve përmes mjeteve nga IPA-t.

“Sot edhe si Zëvendëskryeministër i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane por edhe si Negociotar Kryesor Politik i Qeverisë me BE, po e nis nga Dibra karvanin e Evropianizimit të shtetit dhe të shoqërisë. Duke pasur parasysh se procesi edhe i bisedimeve por edhe i ati i evropianizimit nuk do të thotë vetëm ligje, masa të cilët jemi mësuar me të cilat jemi mësuar, por do të thotë edhe përmirësim i jetës njerëzore dhe inkuadrimin e komunave në ate mënyrë evropiane të jetës së njerëzve prandaj jemi këtu sot me Ministrin e Ambientit Jetësor dhe me Zëvendësministrat e Shëndetësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të cilët kanë një obligim të veçantë në sektorët të rëndësishme të qytetarëve këtu në Dibër dhe bashkë me Kryetarin e komunës do të dëgjojmë drejtpërdrejtë nga ata për nevojat e tyre për atë se çfarë mund të bëjmë ne si Qeveri për ta, deri ku jemi me projekte të cilët i kemi nisur ose planifikojmë ti nisim për Dibrën dhe për qytetarët e Dibrës.

Është thjeshtë kjo kohë dhe përkushtim i Qeverisë për të përmirësuar drejtë për drejt cilësitë e njerëzve për vende të reja të punës për standard më të lartë ekonomik, për ambient më të pastër, për shkolla më cilësore, për shëndetësi më cilësore më të përafërt me njerëzit ku do që jetojnë, d.m.th. është kjo një grup operative e Qeverisë e cila do ti vizitojë komunat që drejtpërdrejtë ballafaqohet me nevojat e tyre dhe me planet tona për të përmirësuar jetën e njerëzve”, theksoi zëvendëskryeministri Osmani në Dibër.

Përfaqësuesit e Qeverisë së bashku me ata lokale bënë inspektimin e punimeve për realizimin e disa projekteve

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat