Fazat e zbatimit, "Screening" procesi, dhe realizimi i tij

Maqedonia

Fazat e zbatimit, "Screening" procesi, dhe realizimi i tij

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 18:46
Ilustrim

Zbatimi në kohë dhe me sukses i procesit të  Skriningut është shansi i fundit për një  Maqedoni Europiane.

Ekspetë të kësaj fushe  nuk e anashkalojnë mundësinë që gjatë procesit  të scriningut administrata mund të hasë në vështirësi  gjatë vlerësimit të reformave, andaj  Qeveria duhet të gjejë alternativa që faza e skriningut të del e sukseshme  e më pas edhe fillimi i bisedimeve për anëtarësim në BE.

Vizita e komisarit Hahn, shënoi  fillimin e fazes së pare të  procesit të verifikimit të përmbushjes së reformave nga ana e institucioneve  të vendit.

Faza përgatitore për fillim të negociatave qasëse me BE-në,gjatë gjithë procesit do të  udhëhiqet nga  zëvendëskryeministri për Çëshjte Evropiane, Bujar Osmani, të cilin qeveria e emëroi për negociator kryesor politik. 

Sekretariati së bashku me zyrën e kryeminsitrit dhe MPJ-në, ka kohë deri në fund të muajit korrik të përgatisë informacione  për konceptin  sa I përket strukturës negociuese  dhe veprimeve  adekuate dhe të njejtat t’ia dorëzojë  Qeverisë për miratim.

Kjo do të thotë se Maqedonia ka kohe  prej 1 viti, deri në korrikun e vitit të ardhëshëm,  për ti realizuar  të gjitha obligimet,të cilat do të kontribuonin në arritjen e qëllimeve euro-integruese. Më pas  vendi duhet të fillojë fazën e dytë. Kjo nënkupton procesin e shqyrtimit dhe analizës së ligjeve  evropiane,  në kuadër të negociatave qasëse.

Procedurat ligjore europiane mijëra faqesh  përfshin dhjetëra institucione të BE-së dhe qindra institucione në vend, me rreth 1000 deri 2000 ekspertë nacional.

Të gjitha fazat e këtij procesi është e paraparë që të zgjasin prej një deri në një vit e gjysëm. Sferat për scrining  janë të ndara në 35 kapituj, por për 33 prej tyre ka legjislacion konkret evropian.  Sipas përvojave të deritanishme, më të ndishme vlerësohet të jenë kapitujt 23 dhe 24, të cilat kanë të bëjnë me gjyqësorin dhe sundimin e së drejtës. Për këtë arsye, Komisioni Evropian sipas praktikës së re, fillimisht hap këto dy kapituj. 

Procesi i verifikimit të përmbushjes së reformave nga ana e institucioneve të shtetit pritet të mbarojnë para fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE, në qershor të vitit të ardhshëm.

Gjatë këtij viti, Bashkimi Evropian dhe Maqedonia do të vlerësojnë zbatimin e ligjeve Evropiane në Maqedoni. Raporti i Skriningut gjithashtu do të jetë bazë për nisjen e bisedimeve për anëtarësim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat