Seancë në Kuvendin e Maqedonisë, në rend dite edhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Maqedonia

Seancë në Kuvendin e Maqedonisë, në rend dite edhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 09:18
Kuvendi i Maqedonisë

Sot në Kuvendin e Maqedonisë do të vazhdojë seanca e 53-të në të cilën në rend dite janë disa ligje, por edhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor me procedurë të shkurtë.

Seaca duhet të vazhdojë me propozim-ligjin për shkarkimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Vendosje në Procedurë Juridike – që filloi të enjten, llogaria përfundimtare për buxhetin për vitin 2017 dhe disa ligje tjera.

Me propozim të shumicës parlamentare në rend dite në seancën e sotme janë edhe ndryshimet në Ligjin për mbrojtje të harxhuesve, në lexim të dytë, si dhe ndryshimet në Ligjin për deputetët poashtu në lexim të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat