Ka filluar takimi i tretë i udhëheqësve partiak në Maqedoni

Maqedonia

Ka filluar takimi i tretë i udhëheqësve partiak në Maqedoni

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 10:24
Takimi i liderëve

Në Klubin e Deputetëve këtë mëngjes ka filluar takimi i liderëve për tejkalimin e dallimeve për çështjen e referendumit dhe zgjedhjen e anëtarëve të KSHZ-së.

Në takim marrin pjesë kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, i BDI-së Ali Ahmeti dhe i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

Ky është takimi i tretë mes liderëve në pesë ditët e fundit.

Pas takimit pritet që udhëheqësit politik të japin deklarata për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat