Mickoski: Kemi arritur marrëveshje për disa çështje, amnistia nuk është diskutuar fare

Maqedonia

Mickoski: Kemi arritur marrëveshje për disa çështje, amnistia nuk është diskutuar fare

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 15:33
Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, pas takimit të sotëm mes liderëve politik, në konferencë për shtyp tha se është arritur marrëveshje me pozitën për propozimet e partisë së tij për qeverinë teknike dhe Ligjin për financimin e partive politike.

Mickoski tha se për amnisti nuk është diskutuar fare në takimin e liderëve dhe sipas tij, ky ka qenë tentim për defokusimin e opinionit nga politikat e qeverisë.

“Qeveria është pajtuar për disa qëndrime të OBRM-PDUKM-së, për ligjin për qeveri teknike dhe ligjin për financimin e partive politike. Duam të kemi kushtet që opozita kishte në zgjedhjet e fundit parlamentare në dhjetor. Me ligjin për financimin e partive politike, do të anashkalohen keqpërdorimin. Për amnistinë nuk kemi diskutuar fare, ka qenë vetëm një tentim për të defokusuar opinonin”, tha mes tjerash Mickoski.

Ai gjithashtu shtoi se qeveria është pajtuar që të ndërpresë ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat