Marrëveshja në takimin e liderëve, akoma pa realizim

Maqedonia

Marrëveshja në takimin e liderëve, akoma pa realizim

Më: 25 korrik 2018 Në ora: 09:14
Marrëveshja

Dy ditë pas mbajtjes së takimit të tretë të liderëve, grupet e punës së partive parlamentare akoma nuk i kanë larguar mospajtimet e tyre që u paraqitën pas pranimit të marrëveshjes mes liderëve.

Përfaqësuesit e pushtetit dje thanë se nuk do të pranojnë asnjë ultimatum nga opozita, e cila vazhdon të theksojë se është e vetmja që kujdeset për interesat kombëtare të shtetit.

Koordinatorët e grupeve parlamentare për AIM thanë se dje është arritur pajtim për Ligjin për Qeverinë në pjesën e qeverisë teknike dhe se për të ka nënshkrime nga gjithë grupet e deputetëve, përfshirë edhe të OBRM-PDUKM-së.

Sipas burimeve nga partia maqedonase qeverisëse, problem mbetet kur do të zbatohet marrëveshja për financimin e partive politike dhe ndryshimet që ka kërkuar opozita në nenin 165 në Kodin Penal.

Megjithatë grupet e deputetëve janë optimiste se do të arrihet marrëveshje dhe deri të shtunën mund të votohet marrëveshja e liderëve, përfshirë edhe zgjedhjen e anëtarëve të KSHZ-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat