Çka përmban kapitulli i gjashtë i procesit të skriningut të BE-së në Maqedoni?

Maqedonia

Çka përmban kapitulli i gjashtë i procesit të skriningut të BE-së në Maqedoni?

Më: 27 korrik 2018 Në ora: 13:51
Foto

Në Maqedoni ekziston optimizëm për anëtarësim në institucionet euro-atlantike, në BE dhe në NATO.

Procesi i skriningut për Maqedoninë do të thotë shumë punë ku do të duhet të kyçen shumë institucione vendore dhe organizata jo-qeveritare që kanë përvojë në këtë proces nga vizitat e punës nëpër vendet evropiane.

Procesi i skriningut, sipas faqes zyrtare të Komisionit Evropian, zyrës për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë do të thotë “Ngjizje të planeve dhe ligjeve për integrim në BE të vendeve që tentojnë anëtarësimin”

I gjithë procesi i skriningut ka 35 kapituj të cilat duhet të kalohen me shumë kujdes thuajse nëpër të gjithë institucionet dhe drejtoritë e shtetit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kapitulli i gjashtë: Ligji për kompanitë dhe ndërmarrësinë
Ky kapitull parasheh që edhe në Maqedoni veprimtaria e kompanive të drejtohet sipas rregullave dhe regjistrit të BE-së. Rregullat e kompanive e sigurojnë formacionin, regjistrimin, zgjerimi dhe ndarjen e rregullores së kompanisë. Në pjesën e raportimit financiar vjetor: kompanitë duhet që raportimin para organeve shtetërore ta bëjnë në formën e kërkuar si nëpër gjithë vendet e BE-së. Skriningu në këtë kapitull do të përfshijë rregullore të patjetërsueshme edhe për punën e institucioneve shtetërore që kanë punë me kompani që përfshihen nga ky kapitull. Ndryshimet më të mëdha do të ndodhin në kompanitë e vogla dhe të mesme, duke u bazuar tek kapitali që qarkullojnë. Integriteti profesional, pavarësia dhe puna sipas statutit duhet të jetë rezultati i skriningut të BE-së në këtë kapitull për Maqedoninë.

Media në Maqedoni në ditët në vazhdim do t’ju sjell harmonizimi e ligjeve të Maqedonisë, pas procesit të skriningut në vend, sipas çdo kapitulli. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat