Publikohet mënyra se si do të organizohet procesi i skriningut në mes Maqedonisë dhe BE-së

Maqedonia

Publikohet mënyra se si do të organizohet procesi i skriningut në mes Maqedonisë dhe BE-së

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 15:24
Foto ilustrim

Bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë në BE do të jetë “operacioni më i madh administrativo-politik” në historinë e Maqedonisë e cila do të zgjasë më shumë vite ndërsa funksioni themelor është që ta transferoj vendin në shoqëri evropiane në të cilën do të qeverisë e drejta.

Në këtë proces ka vend edhe për opozitën, deklarojnë sot ministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe këshilltari për Çështje Evropiane të Qeverisë, Bojan Mariçiq.

Të dy negociatorët i sqaruan mënyrën se si do të organizohet trupat kryesor çka do ta udhëheqin procesin.

Ajo do të jetë parasegjithash trup koordinator i Qeverisë e cila konfirmon pozicionin e negociatorëve ndërsa në të do marr pjesë edhe kryeministri, zëvendësit e tij, shefi i diplomacisë, ministrat për financa, drejtësi, ekonomi, shoqëri informatike.

Pastaj do të ketë delegacion shtetëror për bisedimet. Delegacioni do t’i udhëheq bisedimet ndërsa në krye të saj do të jetë Osmani së bashku me shefin e diplomacisë Dimitrov dhe përfaqësuesja e përhershme e Maqedonisë në BE, Agneza Rusi.

Trupin e tret do të grupit bisedues do ta udhëheq Mariçiq dhe në të do të jenë 15 veta.

Do të formohen edhe 35 grupe punuese sipas numrit të 35 kapitujve, ndërsa në të duhet të marrin pjesë persona nga administrata, nga akademia, dhe sektori shoqëror.

Në fund, bëhet fjalë edhe për çmimin financiar të këtij operacioni. Sipas Osmanit, kjo do të jetë e “shtrenjtë” dhe “po bëhen analiza me ministrin për financa e cila duhet të përshtatet më këtë situatë të re”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat