LSDM: Anëtarësimi në NATO dhe BE do të sjellë siguri dhe më shumë para

Maqedonia

LSDM: Anëtarësimi në NATO dhe BE do të sjellë siguri dhe më shumë para

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 10:09
LSDM

Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se siç Maqedonia po afrohet drejtë Bashkimit Evropian dhe NATO-s, rritet eksporti si dhe investimet e huaja.

Sipas tyre politikat ekonomike të Qeverisë, plani për rritje ekonomike së bashku me politikat për integrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO po japin rezultate.

“Të dhënat e publikuara konfirmojnë se ekonomia lëviz në drejtim të rritjes, rritet eksporti, prodhimi industrial, rriten investimet e huaja, rriten pagat. Pritet trendet pozitive më mënyrë plotësues të përforcohen, dhe të intensifikohen me anëtarësimin e plotë të Maqedonisë në NATO dhe BE”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Ata shtojnë se qytetarët e dinë, se anëtarësimi në NATO dhe integrimi në BE sjell siguri dhe më shumë para.

“Në referendum qytetarët do ta thonë PO historike për hyrje në BE dhe NATO përmes pranimit të Marrëveshjes me Greqinë e cila e garanton edhe identitetin maqedonas”, përfundojnë nga LSDM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat