Maqedoni, rreth 180 mijë euro dëme nga vendimi i Kosovës për rritjen e doganave

Maqedonia

Maqedoni, rreth 180 mijë euro dëme nga vendimi i Kosovës për rritjen e doganave

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 12:21
Domate

Rreth 180 mijë euro, ose 2 mijë ton eksport i parealizuar janë vlerësimet për dëmet që u shkaktuan nga vendimi i Kosovës për rritjen e doganave për 30 për qind për prodhimet bujqësore.

Shefi i kabinetit në Ministrinë e Bujqësisë, Trajan Dimkovski, sot në konferencë tha se dëmet janë vlerësuar në bazë të eksportit në vitin e kaluar në periudhën 18 deri 31 korrik, periudhë në të cilën ka qenë në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës.

“Kosova solli vendim me të cilin rriti doganat më 18 korrik, më pas shfuqizoi pjesërisht, ndërsa para disa ditësh e tërhoqi tërësisht vendimin. Vitin e kaluar në këtë periudhë, prej 18 deri 31 korrik Maqedonia në Kosovë ka eksportuar rreth 2 mijë ton prodhime bujqësore me vlerë prej 180 mijë eurove”, tha Dimovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat