Publikohet anketë e re për partitë politike në Maqedoni

Maqedonia

Publikohet anketë e re për partitë politike në Maqedoni

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 18:13
Foto ilustrim

Në pyetjen “Për cilën parti politike do të votoni nëse nesër do të mbahen zgjedhje parlamentare”, 24.4% e të anketuarve janë përgjigjur se do të votojnë për LSDM-në, 24% për OBRM-PDUKM-në, 6.9% për BDI-në, 2.7% për Aleancën për Shqiptarët, 1.7% për Lëvizjen BESA, 2.5% parti të tjera, ndërsa 37.8% janë përgjigjur se nuk dinë apo nuk do të votojnë.

Këtë e kanë treguar rezultatet e hulumtimi i opinionit publik që e zbatoi Qendra e Maqedonisë për Bashkëpunin Ndërkombëtar në periudhën prej 24 korrik deri më 1 gusht të këtij viti.

Sipas rezultateve, tek qytetarët maqedonas OBRM-PDUKM-ja ka përparësi të vogël prej 31.2%, kundrejt LSDM-së me 28.3%, ndërsa LSDM-ja e ka përkrahjen tek 8% e shqiptarëve, kurse përkrahja e OBRM-PDUKM-së nga shqiptarët është vetëm 1%.

Hulumtimi është zbazuar nëpërmjet telefoni nga 1026 të anektuar të moshës madhore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat