15 shtetas të Maqedonisë vazhdojnë të jenë ushtarë të ISIS-it në Siri, 83 janë kthyer

Maqedonia

15 shtetas të Maqedonisë vazhdojnë të jenë ushtarë të ISIS-it në Siri, 83 janë kthyer

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 17:29
Ilustrim

Shtatë shtetas të Republikës së Maqedonisë të cilët u arrestuan në aeroportin e Shkupit nën dyshimin për terrorizëm, kanë qenë në listën e të kërkuarve të MPB-së për një kohë të gjatë. Që nga viti 2015 është lëshuar urdhëri për arrestim, ndërsa për pesë persona të këtij grupi është lëshuar edhe fletëarrest ndërkombëtar nga Interpoli.

Jozyrtarisht, shumica prej tyre janë nga Shkupi, ndërsa pjesa e mbetur janë nga Prilepi, Tetova dhe Gostivari. Pas arrestimit, është bërë identifikimi i menjëhershëm se pikërisht ky grup janë personat që kërkohen për pjesëmarrje në ushtri, polici të huaj dhe formacione paraushtarake të huaja.

Sipas informatave nga burime të shërimeve të sigurisë së Maqedonisë, vlerësimet janë se edhe 15 persona tjerë janë akoma ushtarë aktivë të ISIS-it në rajonin e Sirisë. Numri i personave të kthyer është 83, nga të cilët 57 janë në liri, për të cilët zyrtarët e shërbimeve të siggurisë në MPB vlerësojnë se i ndjekin rregullisht dhe thonë se nuk ka indikacione që mund të rrezikojnë sigurinë në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat