Maqedoni, me ndryshimet ligjore DAP fiton qasje në llogaritë bankare të qytetarëve

Maqedonia

Maqedoni, me ndryshimet ligjore DAP fiton qasje në llogaritë bankare të qytetarëve

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 21:55
Ilustrim

Llogaritë bankare të qytetarëve të Maqedonisë nuk do të jenë më sekret bankar për Drejtorinë për të Ardhurat Publike (DAP). Qeveria përgatit ndryshime në Ligjin për bankat me çka DAP në çdo kohë do të ketë qasje të lirë te dokumentet, transaksionet dhe depozitat e qytetarëve.

Në sqarimin e Ligjit thuhet se ndryshimet bëhen që të lehtësohet puna e DAP në përgatitjen e raporteve vjetore për tatime dhe shtohet se është definuar në mënyrë të përpiktë se cilat të dhëna bankat duhet t’i dorëzojnë te DAP.

“Dorëzimi i të dhënave nga institucione tjera, përfshirë edhe bankat është praktikë e administratave tatimore bashkëkohore nëpërmjet të cilit shkëmbim sigurohen të dhënat për kontroll të kryqëzuar për të ardhurat e paraqitura dhe të atyre të papariqitura të qytetarëve”, thuhet nga DAP.

Nga ana tjetër, Shoqata e bankave të Maqedonisë fuqishëm kundërshton ndryshimet e propozuara nga Ministria e Financave, duke theksuar se me këtë veprim bëhet ndërhyrje e drejtpërdrejtë në fshehtësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve dhe humbet kuptimi i termit juridik ‘sekret bankar’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat