Violeta Kotevska zgjidhet për Kryetare të Odës së punëtorëve shëndetësorë

Maqedonia

Violeta Kotevska zgjidhet për Kryetare të Odës së punëtorëve shëndetësorë

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 20:12
Viloeta Kotevska

Viloeta Kotevska është zgjidhur për Kryetare të Odës së punëtorëve shëndetësorë të Republikës së Maqedonisë në Kuvendin e sotshëm të rregullt të odës.

“Presim nga Ministria e shëndetësisë të na i japë ingerencat publike, siç është shembulli me vendet në rajon dhe në Evropë, ku odat e këtilla kanë ingerenca publike për udhëheqjen e regjistrit të punonjësve shëndetësorë dhe për dhënien e licencave për kryerjen e veprimit”, tha Kotevska për AIM para përfundimit të Kuvendit të odës.

Ajo theksoi se të nxisin zhvillimin në e profesionit, miratimin e rëndësisë përmes edukimit të obligueshëm, që të mund anëtarët e odës t’i zbatojnë shërbimet dhe detyrat sipas standardeve më të mira.

“Oda do të ketë aktivitete për përmirësimin e statusit të të gjithë punëtorëve shëndetësorë në suaza të institucioneve ku punojnë në sistemin e mbrojtjes shëndetësore. Kështu do të angazhohemi për njohjen dhe perceptimin më të mirë të profesioneve të punëtorëve të Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat