OBRM-PDUKM kërkon përgjegjësi nga Filipçe për furnizimet në hematologji

Maqedonia

OBRM-PDUKM kërkon përgjegjësi nga Filipçe për furnizimet në hematologji

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 17:24
Naum Stoilkovski

Zëdhënësi i partisë opozitare OBRM-PDUKM, Naum Stoilkovski tha se “Nuk kanë fund skandalet dhe aferat lidhur me dyshimet për kriminaliteti, korrupsion dhe thithjes së Buxhetit shtetëror nga Qeveria në llogari të varfërimit të qytetarëve”

“Pa zëvendëshmëria e ekipit të Zoran Zaev, udhëheqësit të reformave gjyqësore, i amnistuar për dy raste kriminale, Global dhe ryshfet, i hapi portat e paligjshmërisë dhe me këtë bën që akvitetet kriminele të njerëzve të afërt me Qeverinë mos kenë të ndalur”, tha Stoilovski.

Ai tha se Ministri Filipçe kot fshihet nga përgjegjësia, kur vet ai e ka vendos bijën e Panovskit për drejtoreshë, edhe pse që atëherë flitej për konflikt të interesave për shkak të lidhjes mes ministrit me drejtoreshën e Klinikës së hematologjisë.

“Sa i bie ndëmrmend Zaevit për reformat në gjyqësor, Angjshevit për inovacionet, aq edhe Filipçes për shëndetësinë publike! Askush nga Qeveria nuk mendon për skandalin “tenderë të përgjakur” i rëndë 35 milionë euro, as furnizimet e rënda 400.000 euro për të cilën PSP-ja heton.

Ai shtoi se Zaevi dhe Filipçeja duhet të përgjigjen se a po shndërrohet Klinika e hematologjisë në klinikë private të Panovskit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat