Shkup, 25 aksidente me 22 persona të lënduar gjatë fundjavës

Maqedonia

Shkup, 25 aksidente me 22 persona të lënduar gjatë fundjavës

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 11:20
Ilustrim

Gjatë fundjavës së kaluar në rajonin e SPB Shkup janë regjistruar 25 aksidente komunikacioni, në të cilët janë lënduar 22 persona, njëri prej të cilëve më rëndë, ndërsa në 14 aksidente është shkaktuar dëm material.

Sipas raportit të SPB Shkup, gjatë fundjavës 116 shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe sesa e lejuara, 35 shoferë janë përjashtuar nga komunikacioni të cilët e kanë drejtuar automjetin pa patent shoferi, tetë shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe katër shoferë fillestarë.

Nga trafiku janë shkyçur edhe 25 automjete të paregjistruara dhe një automjet me probleme teknike.

Policia rrugore i ka dënuar 145 automjete pasi kanë qenë të parkuara në mënyrë jo të rregullt, ndërsa “karrotreci” ka larguar 141 automjete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat