Presidenti i Bullgarisë kërkon aneks-marrëveshje me Maqedoninë

Maqedonia

Presidenti i Bullgarisë kërkon aneks-marrëveshje me Maqedoninë

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 13:08
Rumen Radev

Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev, thekson se kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, nuk ka kërkuar falje ndaj Bullgarisë për deklaratat e tij për shënimin e festës së Ilindenit, deklarata që shkaktuan reagim të funksionarëve në Bullgari.

Radev thekson se Zaev nuk ka kërkuar falje në mënyrë eksplicite, por vetëm ka shprehur keqardhje.

“A është e mjaftueshme ajo falje? A keni dëgjuar ju kërkim falje? Unë nuk kam dëgjuar. Përmes Facebookit nuk është fale. Zaev tha se ka bërë gabim, por nuk ka korrigjuar fjalët e tij. Sipas meje, është e palejueshme dhe e papranuar që perspektiva euroatlantike e Maqedonisë të vendoset para historisë bullgare, identitetit dhe sovranitetit. Nuk mund që interesat afatgjate të Bullgarisë të jenë viktimë e marketingut politik”, tha Radev.

Ai pret që vendi i tij të vendos masa për sanksionimin e Maqedonisë, duke shtuar se Bullgaria ka gjitha bazat për të nënshkruar aneks-marrëveshje për marrëdhëniet me Maqedoninë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat