Mariqiç: Pas pushimeve verore do të intensifikohet fushata për referendum

Maqedonia

Mariqiç: Pas pushimeve verore do të intensifikohet fushata për referendum

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 20:01
Bojan Mariçiq

Këshilltari i veçantë për integrimet euro-atlantike në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, Bojan Mariçiq tha se “pas mbarimit të pushimeve verore fushata do të intensifikohet dhe do të shfrytëzohen të gjitha metodat, në përputhje me Ligjin për referendum dhe interesin publik të definuar”.

“E gjithë fushata do të jetë që t’i informojë qytetarët për marrëveshjen, por edhe për përfitimet nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe NATO, siç ceket në pyetjen e referendumit”, tha Mariçiq në një intervistë për Kanal 5.

Aty ku frymon ajri i pastër, e je afër qendrës – Dukagjini Apartments, zgjidhje për tërë jetën

Ai tha se fushata do të jetë promovuese dhe informative, me qëllimin që publiku të jetë i informuar saktë dhe qytetarët t’i dinë informacionet për përfitimet nga BE-ja dhe NATO-ja.

“Bindja e qytetarëve para gjithash është se patjetër duhet të dalin dhe të votojnë sepse kjo është votë qytetare. Referendumi është votë qytetare më e lartë dhe e drejtë demokratike. Të gjithë ata, që janë të interesuar për zgjidhjen e çështjes mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe të ardhmen e Maqedonisë në BE dhe NATO duhet të dalin dhe të votojnë”, tha Mariçiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat