“Anima Mundi” kërkon dënime për helmuesit e qenve në Ohër

Maqedonia

“Anima Mundi” kërkon dënime për helmuesit e qenve në Ohër

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 22:13
Qeni

Pas informacioneve të mediave për qentë e shumtë endacak në Ohër, “Anima Mundi” kumtoi se shumë raste të vrasjes së qenve janë vërejtur, madje gjatë ditës.

“Të dhëna, fotografi dhe video incizime na vinë nga shumë qytetarë dhe turistë të tronditur dhe të frikësuar, të cilët janë përpjekur t’u ndihmojnë kafshëve, por nuk kanë arritur – kafshët kanë ngordhur duke u torturuar, ndërkaq helmi i shpërndarë gjithandej ka qenë aq i fuqishëm saqë është vdekjeprurës sapo kafshët t’i marrin erë”, thonë nga “Anima Mundi”.

Nga kjo organizatë thonë se qentë endacak nuk janë fajtorë që janë në rrugë, por se ata vet janë viktima të pronarëve të papërgjegjshëm që i shumojnë dhe më pastaj i lënë.

“Anima Mundi” kërkon nga Komunat që posedojnë mjetet financiare që t’i sterilizojnë kafshët, t’i trajtojnë në mënyrë njerëzore, dhe sa më ashpër t’i dënojnë pronarët e papërgjegjshëm.

“Komunat janë të obliguara që ta ndalojnë dhe ta dënojnë dhunën ndaj kafshëve, helmimit masovik të kafshëve, e cila është e rrezikshme për të gjithë dhe ku sipas ligjit parashihet dënim me burg. A do të ndërmerret diçka që të kapet ky kryes, ashtu sikurse të gjithë ata që vrasin kafshë? Kërkojmë intervenim të menjëhershëm nga Komuna, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, si dhe nga MPB-ja, me qëllim që të vendoset fund këtij egërsimi nëpër rrugë, parqe dhe burg për personat që e keqpërdorin materie helmuese, kryejnë vepra kriminale, rrezikojnë rrezik të përgjithshëm ku njerëzit dhe kafshët mund të jenë kafshë”, thonë nga “Anima Mundi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat