KSHZ-ja ka pranuar 862 fletëparaqitje për votim nga mërgimtarët, më së shumti nga Berna

Maqedonia

KSHZ-ja ka pranuar 862 fletëparaqitje për votim nga mërgimtarët, më së shumti nga Berna

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 16:54
KSHZ

Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) deri sot më orën 13:00 janë dorëzuar gjithsej 862 fletëparaqitje nga shtetasit e Maqedonisë për votim në përfaqësitë konsullore-diplomatike jashtë vendit.

Prej tyre, 836 janë pranuar, 19 janë refuzuar, ndërsa të tjerat janë në përpunim. Numër më i madh i fletëparaqitjeve për votim janë dorëzuar në Bernë - 72, në Londër - 69, në Toronto - 57, Lubjanë - 48 dhe Kanbera -36.

Të dhënat janë deri më sot në orën 13:00, ndërsa fletëparaqitjet parashtrohen përmes ueb faqes www.dijaspora.sec.mk.

Kontroll në Listën zgjedhore në zyrat rajonale të KSHZ-së deri dje kanë bërë 1.967 qytetarë. Prej tyre, numri më i madh kontroll kanë kryer në Manastir - 295, në Strumicë - 148, në Radovish 128 dhe në Prilep - 104.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat