Filipçe: Nuk ka mospërputhje në punën e hematologjisë dhe onkologjisë

Maqedonia

Filipçe: Nuk ka mospërputhje në punën e hematologjisë dhe onkologjisë

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 21:45
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sonte në një intervistë për Kanal 5 tha se personalisht ai dhe Ministria e Shëndetësisë nuk kanë juridiksion të marrin pjesë në proces për furnizimin e cilit do institucioni shëndetësor.

“Ajo është përgjegjësi e ekipit menaxhues të vet klinikës apo cili do institucion tjetër shëndetësor, që planifikojnë furnizime në bazë të numrit të pacientëve dhe në bazë të ilaçeve të nevojshme”, tha Filipçe.

“Buxhetet janë të mëdha për shkak se ilaçet janë të shtrenjta. Nga shkaku se atje shërohen pacientë që vuajnë nga sëmundje të rënda. Ne i kërkuam dokumentet pas shpalljes së procedurave në publik. Kërkuam të gjitha dokumentet nga Komisioni Anti-korrupsion, u konsultuam me njerëz të institucioneve tjera, siç është Policia Financiare. Nëse është e nevojshme, do t’i ndërmarrim të gjitha masat që janë në juridiksionin tonë. Deri tani nuk ka pasur ndonjë mospërputhje në punën e hematologjisë, as në Klinikën e onkologjisë”, tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Në intervistë ministri i Shëndetësisë vlerësoi se ka trashëguar shëndetësi në “gjendje të komës” dhe se duhet kohët, tha, të zgjohet, të përforcohet dhe të ec në këmbë.

Ai shtoi se me reformat që ndërmerren, shëndetësinë do ta bëjnë moderne dhe evropiane, ku përfitim më të madh do të kenë pacientët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat