Zjarr në Konjare të Vjetër në Novo Sellë, shkaktohet dëm i madh në bujqësi

Maqedonia

Zjarr në Konjare të Vjetër në Novo Sellë, shkaktohet dëm i madh në bujqësi

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 10:10
Zjarr në Konjare të Vjetër

Dyzet lopë, dhjetë viça, një traktor, dru për ngrohje dhe makineri tjetër bujqësore janë djegur mbrëmë në tre objekte në fshatin Konjare e Vjetër në Komunën e Novosellës.

Komandati i Njësitit të Zjarrfikësve në Strumicë, Aleksandar Gudev, informoi se në shuarjen e zjarrit, kanë marrë pjesë pesë automjete zjarrfikëse nga Strumica dhe Novosella me dhjetëra zjarrfikës.

Zjarri ka shpërthyer pasdite dhe është lokalizuar në mesnatë, ndërsa zjarrfikësit nuk kanë lejuar që të përhapet drejt shtëpive tjera dhe objekteve fqinje.

Gjatë natës zjarrfikësit kanë mbetur në vendin e zjarrit që të mos ketë rindezje të zjarrit për shkak të sasisë së madhe të sanës në objektet që janë në afërsi të objekteve të djegura.

Ekipet eksperte gjatë ditës së sotme do të vazhdojnë të hetojnë shkaqet e zjarrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat