Protugjer me fjalë të ndyra për Shvrgovskin në lidhje me manipulimet e zgjedhjeve

Maqedonia

Protugjer me fjalë të ndyra për Shvrgovskin në lidhje me manipulimet e zgjedhjeve

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 16:50
Martin Protogjer

“Bombat” e LSDM-së të lëshuara në gjykatë ku të akuzuar janë ish-zyrtarë të OBRM-PDUKM-së kanë treguar edhe pjesën e fjalorit të ndyrë me të cilin janë shërbyer ish-zyrtarët shtetëror lidhur me zgjedhjet.

Sipas Makfax, sot (17 gusht) në gjykatë janë lëshuar “bomba” ku dëgjohet duke folur ish-shefi i kabinetit të Nikolla Gruevskit, Martin Protogjer dhe ish-ministres të MPB-së, Gordana Jankulloska duke folur për Ljupço Shvrgovski, tani avokat i Sasho Mijallkov.

“Tani i shkruajta mesazh me nëna, plehit komunist” dëgjohet t’i ketë thënë Protugjer Jankulloskës për Shvrgovskin.

“Sasho duhet ta shtërngojë” përgjigjet Jankulloska.

“Kopil i prishur, do t’ja ** nënën” dëgjohet Protugjer gjithashtu në “bomba”

Përndryshe, manipulimet për zgjedhjet që njihen si lënda “Titanik” kanë qenë lëndë e gjykatave dje dhe sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat