Ditë e hapur e ARM-së për qytetarët e Maqedonisë

Maqedonia

Ditë e hapur e ARM-së për qytetarët e Maqedonisë

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 10:42
Ushtria maqedonase

Më rastin e shënimit të Ditës së Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM) – 18 gusht, sot në stadiumin e ushtrisë në Parkun e Qytetit në Shkup nga ora 10:00 deri në ora 14:00 do të vendoset ekspozitë i mjeteve luftarake, teknikë dhe pajisje të ARM-së, pasuruar me numër të madh të aktiviteteve të pjesëtarëve të armatës.

Qytetarët janë të ftuar ta vizitojnë fjalën tekniko-taktike, ku do të kenë mundësi krahas mjeteve materiale-teknike, automjetet luftarake dhe armatimit të ARM-së, të njoftohen edhe me helikopterin luftarak MI-8/18.

Si pjesë e programit do të tregohen edhe aftësitë luftarake të përfaqësuesve nga batalioni për qëllime speciale “ujqit”, pika “egzircir” i batalionit për nderim, fluturimi i helikopterit MI-8/18, shfaqja e trajnimit të qenve të ARM-së si dhe shfaqjet e orkestrës luftarake.

Ekspozitën do ta vizitojnë Ministrja Radmila Sheqerinska dhe Gjenerali i Shtabit të Përgjitshëm të ARM-së Gjeneral Major Vasko Gjurçinovski.

Në suaza të shënimit të Ditës së ARM-së dje Ministria e Mbrojtjes mbajti ceremoni solemne ku folën Kryetari i Shtetit dhe komandanti  suprem i forcave të armatosura Gjorgje Ivanov, Ministrja Sheqerinska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat