Shilegov: Fasada të reja për shkollat e mesme dhe transport falas për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme

Maqedonia

Shilegov: Fasada të reja për shkollat e mesme dhe transport falas për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 13:35
Shilegov

Gjimnazi “Orce Nikollov” është një nga shkollat e mesme që në vitin e ri akademik do të ketë fasadë efikase elektrike në pajtim me standardet bashkëkohore për racionalizimin dhe kursimin e energjisë elektrike.

Siç sqaroi sot në konferencë për shtyp Kryetari i Bashkisë së Shkupit Petre Shilegov, në gjimnazin “Orce Nikollov ” punohet në rikonstruktimin e fasadës përmes sanimit pjesëve të shtyllës, vendosja e fasadës “demit” në pjesët ku mungon dhe freskimi i ngjyrave të tullave.

Në kuadër të rikonstruktimit të gjimnazit bëhet edhe ndryshimi i bankave dhe karrigeve, rikonstruktimi i sipërfaqes tek klasat, vendosja e begatonit në parking dhe pesë ndriçues të ri për ndriçim të jashtëm.

Kryetari i Bashkisë së Shkupit Shilegov tha se rikonstruktimi i fasadave i përfshin të gjithë shkollat që kanë nevojë.

“Shuma e mjeteve për këtë qëllim është thuajse 60 milionë denarë për 19 shkolla, që do të marrim fasada energjetike, restaurim të çative, ngrohje dhe elektrikë”, tha Shilegovi duke shtuar se një p??së e shkollave do të fillojnë me adaptimin e banjove për personat me nevoja të veçanta.

Këto mjete, siç tha Shilegovi, janë siguruar nga mjetet që ishin të parashikuara për projektin “Shkupi 2014”.

“Deri tani transporti falas është përdorur nga rreth 20 mijë nxënës që jetojnë më shumë se 2.5 kilometra larg nga shkolla në të cilën mësojnë. Nga ky vit akademik transport falas mund të përdorin të gjithë nxënësit”,njoftoi kryetari i Shkupit Peter Shilegov.

Ai tha se fondet shtesë për transport falas të nxënësve sigurohen nga Buxheti i Qytetit të Shkupit të vitin 2018 si pjesë e aktiviteteve të shkollës së mesme të qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat