Ministri i Kulturës Ademi në vizitë pune në Shqipëri

Maqedonia

Ministri i Kulturës Ademi në vizitë pune në Shqipëri

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 17:24
Ministri i Kulturës Asaf Ademi

Ministri i Kulturës Asaf Ademi, në kuadër të vizitës së punës në Republikën e Shqipërisë, në Tiranë u takua me Ministren e Kulturës të Shqipërisë, Mirela Kumbaro.

Në takim, siç kumtoi Ministria e Kulturës, Ademi dhe Kumbaro kanë potencuar relacionet e shkëlqyeshme në fushën e kulturës mes dy vendeve që është vërtetuar edhe me nënshkrimin e programit për bashkëpunim kulturor midis Ministrisë së Kulturës së Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë për periudhën 2015-2020.

Gjithashtu, Ademi dhe Kumbaro kanë tërhequr bashkëpunimin e mirë në të gjitha aktivitetet e kulturës mes Maqedonisë dhe Shqipërisë që vërteton edhe me aktivitetet e shumta të realizuara në fushën muzikore, folklorike, tetarit dhe që rezultoi me numër të madh të turneve të artistëve nga Maqedonia dhe Shqipëria, si dhe vizita reciproke të artistëve nga Shqipëria në festivalet ndërkombëtare në Maqedoni.

Nga Ministria theksojnë se edhe një dokument i rëndësishëm ku zhvillohen relacionet në fushën e kulturës është memorandumi i nënshkruar për bashkëpunim mes Galerisë Kombëtare të Maqedonisë dhe asaj të Shqipërisë me të cilin vendoset në funksion resurset hapësinore dhe intelektuale të të dy institucioneve për realizimin e projekteve, hetimeve, hapësira artistike, seminare, ligjërime etj.

Ministri Ademi sonte në Galerinë e Arteve në Tiranë do të marrë pjesë në hapjen solemne të ekspozitës Flaka Haliti, “Here – or rather there, is over there”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat